Politike

Basha: Sot do të kishim një mjek më shumë të vaksinuar me vaksinën e pamerituar që bëri Edi Rama

25 Shkurt 2021, 16:49 Nga DOSJA
Basha: Sot do të kishim një mjek më shumë të vaksinuar

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar vaksnimin e Kryeministrit Rama.

Gjatë një takimi që ka bërë me mjekët dhe ekpertët e shëndetësisë Basha, ka thënë se kryeministri ka bërë një vaksinë ta pamerituar duke shtuar se me atë vaksinë që ka marrë Rama do të ishte shpëtuar një mjek, që është në vijën e parë të luftës së koronavirusit.

“Dua ta them hapur, duke pasur parasysh çfarë qeverie kemi, heroizmi i çdo mjeku shqiptar është i pakrahasueshëm. Të kesh një qeveri që nuk çan kokën për asgjë. Të përpiqesh t’ia hedhësh fajin mjekëve është dyfish kriminale, e poshtër, cinike. Vetë e bëri vaksinën, sot do të kishim një mjek më shumë të vaksinuar me vaksinën e pamerituar që bëri Edi Rama. Duhet të bëjë minimumin që bën çdo qeveri tjetër, për të mbështetur mjekët. Nuk mund të lë anash krizën financiare që ka shkaktuar kjo sjellje, ky keqmenaxhim nga qeveria dhe kryeministri i kësaj pandemie, duke zhytur familjet shqiptare në borxh. Shumica dërrmuese e shqiptarëve po zhyten në borxh për të kuruar të afërmit e tyre, në kushtet kur spitalet janë mbushur plot. Tirana është shndërruar në një spital të madh, cdo familje, cdo shtëpi, ka të sëmurë. Ka nga ata që e paguajnë deri me jetë mungesën e mundësive financiare nga shteti”, tha Basha.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll