Politike

Thirrja e OSBE: Zgjedhjet e 25 prillit do të vëzhgohen nga ne, aplikoni për t’u bërë pjesë e stafit tonë

25 Shkurt 2021, 16:45 Nga DOSJA
Thirrja e OSBE: Zgjedhjet e 25 prillit do të vëzhgohen nga ne,

TIRANË– Prezenca e OSBE në Shqipëri ka njoftuar se zgjedhjet e 25 prillit do të vëzhgohen nga një mision i OSBE/ODIHR. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, OSBE bën thirrje për të gjithë qytetarët që kanë dëshirë të aplikojnë për t’u bërë pjesë e stafit.

“Zgjedhjet e 25 prillit do të vëzhgohen nga një mision i OSBE/ODIHR-it. Aplikoni për t’u bërë pjesë e stafit mbështetës të tij! Pozicionet e lira dhe mënyrën e aplikimit i gjeni në linkun e mëposhtëm. Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të funksionojnë në mënyë të pavarur, sipas mandateve të tyre specifike”, shkruhet në njoftimin e OSBE.

?️Zgjedhjet e 25 prillit do të vëzhgohen nga një mision i @osce_odihr-it . Aplikoni për t’u bërë pjesë e stafit mbështetës të tij! https://t.co/MoVk78DMl8

*Misioni i ODIHR-it dhe Prezenca e OSBE-së funksionojnë në mënyë të pavarur, sipas mandateve të tyre specifike.

— OSCE Presence in Albania (@OSCEinAlbania) February 25, 2021

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike odihr odihr

Sondazh

Poll