Politike

“Fshehja e statistikave vepër penale”/ Basha: Detyrim i qeverisë të mos gënjejë për numrin e infektimeve dhe vdekjeve

25 Shkurt 2021, 16:39 Nga DOSJA
“Fshehja e statistikave vepër penale”/ Basha: Detyrim i

TIRANË-  Kryedemokrati Lulzim Basha ak thënë se feshja e statistikave të viktimave dhe infeksioneve me Covid-19 nga qeveria është vepër penale. 

Gjatë një bashkëbisedimi që ka bërë me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë, Basha ka thënë se Rama i ka lënë bluzat e bardha në mëshirë të fatit duke shtuar se në vendet e rajonit kanë dhënë shuma të mëdha financiare për të ndihmuar personat që janë në vijë të parë me sëmundjen vdekjeprurëse. 

“Shqiptarët dhe mjekët sot kacafyten sepse qeveria e Ramës i ka lënë në mëshirë të fatit. Detyrim i qeverisë të mos gënjejë për numrin e infektimeve dhe vdekjeve. Fshehja e statistikave nga qeveria, vepër penale.  Maqedonia e Veriut po jep paketën e 5-të financiare. Kosova dha para një jave 3 milion euro për mësuesit. Koha për një qeveri që prioritet ka shqiptarët, jo oligarkët. Kam një thirrje për çdo bashkëqytetar. Thirrje qytetarëve, merrni çdo masë për të mbrojtur veten dhe të afërmit.Kemi vetëm veten dhe Zotin, qeveria i ka braktisur qytetarët.”– tha Basha. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll