Bota

Haradinaj-Stublla i shkruan Lajçak: Të kam dërguar një hartë të saktë të Ballkanit

25 Shkurt 2021, 15:08 Nga DOSJA
Haradinaj-Stublla i shkruan Lajçak: Të kam dërguar një

KOSOVË-Pamjet ku në zyrën e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun    Miroslav Lajcak, Kosova shfaqej si pjesë e Serbisë, ka sjellë reagime. Sipas gazeta Express, së fundmi ka reaguar dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla.

Stubulla, ka bërë një postim në Twitter, ku i shkruar Lajçak, se i ka dërguar një hartë të saktë të Ballkanit. Gjithashtu, ajo i ka thënë se sa më gjatë ta shmangë hartën që ajo i ka dërguar, aq më shumë e dështuar do të jetë puna e tij.

Mirëdita @MiroslavLajcak   Hartat kanë rëndësi! E kuptova që të duhet një hartë e saktë, prandaj të dërgova një me korrier diplomat. Të punosh me harta e zombie është krejtësisht joprofesionale, prandaj edhe ka mangësi. Sa më gjatë që të shmangni leximin e hartës që ju kam dhuruar, aq më shumë puna juaj do të jetë e dështuar,”-ka shkruar ajo. 

Postimi i plotë:

Mirëdita @MiroslavLajcak: Maps matter!

Realized you need an accurate map of #WB6, so I sent you one by diplo courier. Working w/ zombie maps is utterly unprofessional, hence the deficiencies.

The longer you avert the map I gifted you, the longer your work will be a failure.

— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) February 25, 2021


Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, më 22 shkurt të këtij viti ka dhënë një intervistë për  “European Western Balkans”, ku ka folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Ndërkohë, ende nuk dihet se e kujt ka qenë ajo zyrë, por prapa krahëve të tij është vënë re një hartë në të cilën Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora harta ku kosova shfaqej si pjese e serbise meliza haradinaj stublla miroslav lajčák harta ku kosova shfaqej si pjese e serbise meliza haradinaj stublla miroslav lajčák

Sondazh

Poll