Bota

Deklarata e përfaqësuesve të OBSH-së: Masat parandaluese ndaj Covid-19 duhen zbatuar, vaksina duhet parë si një ilaç shte

25 Shkurt 2021, 14:50 Nga DOSJA
Deklarata e përfaqësuesve të OBSH-së: Masat parandaluese

BOTË-Përfaqësues nga Organizata Botërore e  Shëndetësisë kanë zhvilluar ditën e sotme një konferencë për shtyp. Menaxheri i programit të OBSH-së Siddharta Datta, ka thënë se masat që janë vendosur për të parandaluar Covid-19 duhet të vazhdojnë dhe se vaksina duhet të shihet si diçka shtesë jo si ilaçi që zgjidh çdo gjë.

“Masat e shëndetit publik që kufizojnë përhapjen e koronavirusit siç është distancimi social duhet të vazhdojnë dhe vaksinat duhet të shihen si një “mjet i shtuar” në kutinë e mjeteve dhe jo si ilaçi,”-tha Siddharta Datta, menaxher i programit të OBSH.

“Rihapja shumë shpejt do të inkurajojë zhvillimin e varianteve më të rrezikshme. Është thelbësore që ne ta marrim atë mesazh duke pasur parasysh se ka zëra që falsin për rihapjen e gjithçkaje sepse vaksina do të na shpëtojë,“-ka thënë  Martin McKee, profesor i Shëndetit Publik Evropian në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër.

 

Bilanci i COVID në botë/ Arrin në 113 numri i të infektuarve dhe 2,5 milion të vdekur, Finlanda shkon drejt një bllokimi 3-javor

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota siddharta datta siddharta datta

Sondazh

Poll