Bota

Deklarata e Kurtit për bashkim me Shqipërinë/ Studiuesi amerikan Bechev: SHBA-ja po përgatitet për ta telefonuar

25 Shkurt 2021, 14:07 Nga DOSJA
Deklarata e Kurtit për bashkim me Shqipërinë/ Studiuesi amerikan

KOSOVË-Hulumtuesi i Universitetit të Karolinës Veriore dhe politologu bullgar, Dimitar Bechev, ka komentuar deklaratën e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ka shprehur gatishmërinë e tij për të votuar për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë nëse një gjë e tillë do të bëhej përmes një referendumi.

Me anë të një postimi në Twitter, duke u bazuar dhe në qëndrimin e gazetari gjerman, Michael Martens, Bachev ka thënë se deklarata e Kurit është një lojë e ashpër me Perëndimin në stilin e Millorad Dodikut në Bosnje-Hercegovinë.

Po ashtu, ai ka sjellë në vëmendje se po planifikohet një telefonatë e Shteteve të Bashkuara për Albin Kurtin.

“Lojë e ashpër me Perëndimin [e Kurtit] në stilin e Dodikut. Telefonata nga Washingtoni po përgatitet”, ka shkruar Bechev.

Postimi i plotë: 

Playing hardball with the West, Dodik-style. Phone call from Washington is in order. https://t.co/9HM3NtLu0e

— Dimitar Bechev (@DimitarBechev) February 24, 2021


Gazetari gjerman, Michael Martens, e ka komentuar më herët qëndrimin e Kurti. Me anë të një postimi në Twitter, ai ka thënë se është se është e pazakontë se si një politikan argumenton ndryshimin e kushtetutës së shtetit të tij duke thënë se do të votojë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

“Albin Kurti thotë se ai favorizon ndryshimin e kushtetutës kosovare për të mundësuar një referendum mbi bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë. Ai shton se do të votojë për një bashkim të tillë. Një Kryeministër (potencial) që argumenton për shfuqizimin e vendit të tij. Me të vërtetë e pazakontë”, ka shkruar ai në Twitter.

Albin Kurtit, disa ditë më parë i ftuar në Euronews, ka thënë se do të votonte, në rast se do të bëhej një referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti bashkimi kosove-serbi dimitar bechev albin kurti bashkimi kosove-serbi dimitar bechev

Sondazh

Poll