Bota

Gjermani/ Qindra doza të vaksinës AstraZeneca të mbetura stok do t’i injektohen të pastrehëve

25 Shkurt 2021, 14:15 Nga DOSJA
Gjermani/ Qindra doza të vaksinës AstraZeneca të mbetura stok do

GJERMANI– Dozat e vaksinave AstraZeneca që kanë mbetur të padëshiruara dhe në raft në Berlin së shpejti mund t’u jepen njerëzve të pastrehë të qytetit.

Sipas The Guardian, Elke Breitenbach, senatorja e Berlinit për shërbimet sociale, ka bërë thirrje për doza të vaksinës AstraZeneca që kanë mbetur të papërdorura që t’ju jepen rreth 3,000 njerëzve të pastrehë në strehëzat e emergjencave të qytetit.

“Në situatën aktuale është e papranueshme që dozat e vaksinimit janë stokë. Ne mund dhe duhet t’u ofrojmë të gjithë njerëzve të pastrehë në strehimoret e urgjencës një ofertë vaksinimi sa më shpejt të jetë e mundur.”– i tha Breitenbach grupit mediatik Funke këtë javë.

Njerëzit e pastrehë aktualisht kategorizohen si niveli përparësor dy në Gjermani, për shkak të rritjes së rrezikut të tyre të infektimit. Bretenbach thotë se ajo dëshiron të fillojë vaksinimet për ta që në javën e ardhshme dhe shpreson që shtetet e tjera federale do të ndjekin shembullin.

Përhapja e vaksinave në Gjermani ka qenë e ngadaltë dhe e mbingarkuar nga problemet, përfshirë mungesën e furnizimit. Ka qenë gjithashtu një hezitim midis gjermanëve për të marrë vaksinën AstraZeneca, pasi autoritetet gjermane deklaruan se nuk ishte testuar në mënyrë rigoroze për të lejuar përdorimin e saj mbi të moshuarit. Raportet e efekteve anësore të vonuara nuk kanë ndihmuar.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksina astrazeneca vaksinimi ne gjermani vaksina astrazeneca vaksinimi ne gjermani

Sondazh

Poll