Bota

Gazetari gjerman mbi deklaratën e Kurtit: E pazakontë që një kryeministër të jetë pro shfuqizimit të shtetit të tij

25 Shkurt 2021, 13:06 Nga DOSJA
Gazetari gjerman mbi deklaratën e Kurtit: E pazakontë që një

KOSOVË– Deklarata e kreut të lëvizjes VetëVendosje, Albin Kurti se do të votonte PRO nëse do të bëhej një referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ka ngjallur reagime të shumta.

Gazetari gjerman i të përditshmes Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens ka folur mbi këtë deklaratë duke e quajtur të pazakontë, pasi kjo do të thoshte që Kurti argumenton shfuqizimin e shtetit të tij.

“Albin Kurti thotë se ai favorizon ndryshimin e kushtetutës kosovare për të mundësuar një referendum mbi bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë. Ai shton se do të votojë për një bashkim të tillë. Një Kryeministër (potencial) që argumenton për shfuqizimin e vendit të tij. Me të vërtetë e pazakontë”,- ka shkruar ai në Twitter.

Para disa ditësh, Albin Kurti ka thënë për “Euronews” se do të votonte, në rast se do të bëhej një referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

“Sapo që të përforcohej shteti i Kosovës. Pasi që të arrijmë ta bëjmë atë në mënyrë paqësore dhe demokratike. Mendoj se do të votoja pro. Po”,- deklaroi Kurti.

Albin Kurti arguing for a referendum (or rather two referenda) on Kosovas unification with Albania is all but breaking news, as he has been saying this for more than a decade over and over again. But since many people ask for sources, here is one of many: https://t.co/Mxj4hnnKEV

— Michael Martens (@Andric1961) February 24, 2021

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora bashkimi kosove-shqiperi michael martens per albin kurtin bashkimi kosove-shqiperi michael martens per albin kurtin

Sondazh

Poll