Bota

‘Vaksina duhet të bëhet, dy hapa nuk kanë vrarë kurrë askënd’, historia e 86-vjeçares italiane De Lucia që humbi aut

25 Shkurt 2021, 14:26 Nga DOSJA
‘Vaksina duhet të bëhet, dy hapa nuk kanë vrarë

ITALI– Një ngjarje sa emocionuese dhe frymëzuese ka ndodhur në Calitri, një qytet i vogël në Irpinia, Itali, ku një 86-vjeçare përshkoi në këmbë 15 km për të marrë vaksinën.

Livia De Lucia është ndër të parat mbi të tetëdhjetat që kanë patur mundësinë për të marrë dozën e vaksinës, por ditën e caktuar ajo humbi autobuzin dhe e mori rrugën në këmbë deri në Bisaccia, 15 kilometra larg, ku ishte qendra e vaksinimit.

“Vaksina duhet të bëhet. Dy hapa nuk kanë vrarë kurrë askënd”.– i tha ajo Il Fatto.

Gjatë rrugës, për fat të mirë ajo takoi dy të rinj që e morën më pas në makinë duke e çuar deri te qendra e vaksinimit. Ajo nuk dëshironte të humbte të drejtën për të marrë vaksinën anti-Covid, ndaj ishte e gatshme të bënte çdo gjë për të shkuar te qendra.

Mjekët u befasuan nga historia e saj dhe vlerësuan korrektësinë dhe sakrificën e 86-vjeçares.

(d.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota e moshuara ne itali livia de lucia e moshuara ne itali livia de lucia

Sondazh

Poll