Bota

Izraeli dhe Bahreini nisin bisedat mbi krijimin e një fabrike vaksinash

25 Shkurt 2021, 14:05 Nga DOSJA
Izraeli dhe Bahreini nisin bisedat mbi krijimin e një fabrike vaksinash

IZRAEL– Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe princi i kurorës së Bahreinit Shejh Salman bin Hamad Al Khalifa kanë diskutuar përfshirjen e mundshme të shtetit të Gjirit në krijimin e një fabrike vaksinash në Izrael.

“Regjenti i Bahreinit gjithashtu deklaroi se ai ishte i interesuar të shqyrtonte mundësinë që Bahreini të bashkohej me një investim në një fabrikë të prodhimit të vaksinave që është planifikuar të krijohet në Izrael së bashku me vendet e tjera,”– tha një deklaratë nga zyra e Netanyahut.

Sipas The Guardian, Netanyahu tha dje se ishte në bisedime me krerët e Pfizer dhe Moderna për të hapur objektet në Izrael.

Izraeli ka importuar vaksina Pfizer-BioNTech dhe Moderna Covid. Izraeli pret që tregtia me Bahreinin të jetë rreth 220 milion dollarë në 2021, duke mos përfshirë marrëveshjet e mundshme të mbrojtjes dhe turizmit. Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe zyrtarizuan lidhjet me Izraelin në 15 Shtator.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota benjamin netanyahu salman bin hamad al-khalifa vaksinimi ne izrael benjamin netanyahu salman bin hamad al-khalifa vaksinimi ne izrael

Sondazh

Poll