Aktualitet

URDHËRAT DHE PAZARET/ Zbardhen detajet e atentatit në Kamëz, Cukali u dha 10 mijë euro vëllezërve Jakimi të blinin “Fia

25 Shkurt 2021, 13:19 Nga DOSJA
URDHËRAT DHE PAZARET/ Zbardhen detajet e atentatit në Kamëz,

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje nga atentati i mirëorganizuar për Gjon Menën në Kamëz. Mësohet se i arrestuari Gergj Cukali, i njohuri ndryshe si “i forti i Myslym Shyrit”, u ka dhënë 10 mijë euro dy vëllezërve, gjithashtu të vënë në pranga, Edmond e Enver Jakimi, për të blerë një makinë, në mënyrë që të ndiqnin biznesmenin Gjoni Mena.

Me paratë e marra, dy vëllezërit Jakimi kanë blerë një makinë të llojit ‘Fiat” dhe me të kanë ndjekur për dy muaj me radhë Menën. Në momentin që e kanë konsideruar të përshtatshëm, Edmond Jakimi ka shkuar pranë mjetit luksoz “BMW X5” dhe ka montuar lëndën eksplozive, të cilën e ka lidhur me një celular. Pasi kanë kryer porosinë, dy vëllezërit janë larguar në drejtim të Paskuqanit. Të nesërmen në mëngjes, ata janë rikthyer në Kamëz, kanë vëzhguar Menën dhe në momentin që ai është drejtuar për tek makina e tij, kanë shpërthyer lëndën plasëse.

Eksplozivi shpërtheu para se Gjon Mena të futej në makinë, duke bërë që 35-vjeçarit t’i shpetohej jeta për pak sekonda. Ai u plagos në të dyja këmbët e të binte në tokë. Në momentin që kanë parë këtë skenë, vëllezërit janë larguar duke ndjekur rrugën e varrezave të Babrrusë. Dje ata u vunë në pranga bashkë me Gjergj Cukalin. Shkak për atentain dyshohet të jenë bërë konfliktet mes Menës dhe Cukalit jashtë Shqipërisë.

Gjon Mena, shënjestra e atentatit të mirëorganizuar në Kamëz, kishte edhe një identitet të dytë. Dosja.al ka mësuar se Mena e ka ndërruar emrin në Altin Xhuxha, për shkak të probleme me narkotrafikantët që ka pasur. Mena rezulton të jetë një person me rekorde kriminale, i dënuar në Shqipëri për armëmbajtje pa leje si dhe i dyshuar për vjedhje me dhunë në Itali e Francë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin xhuxha edmond jakimi ever jakimi gjergj cukali gjon mena shperthen makina ne kamez altin xhuxha edmond jakimi ever jakimi gjergj cukali gjon mena shperthen makina ne kamez

Sondazh

Poll