Aktualitet

Dërgimi i mostrave për ekzaminim/ Fico: Është proçes që kërkon kohë, me firmën apo pa firmën e Anglisë ne kemi dyshim

25 Shkurt 2021, 10:22 Nga DOSJA
Dërgimi i mostrave për ekzaminim/ Fico: Është proçes

TIRANË– Komiteti Teknik i Ekpsertëve preku ditën e sotme gjatë mbledhjes së zhvilluar dhe dërgimin e mostrave për variantet e reja për ekzaminim në Angli. Rakacolli u shpreh se kanë komunikimi të përditshëm për përgjigjet ndërsa Fico tha se është proces që kërkon kohë e se me firmën apo pa firmën e Anglisë kanë dyshimet e tyre për variantet e reja.


Rakacolli: Në lidhje me problemin e përgjigjeve të varianteve të reja është një vëmendje e shtuar e jona me një komunikim të përditshëm, madje dhe disa herë në ditë, por akoma nuk kemi marrë një përgjigje. Për sa i përket organizimin e subjekteve politike ne e kemi në vëmendje dhe së shpejti do të kemi një vendim. Ky nuk është një process si PCR-ja që zgjat deri në disa orë por szgjat deri në disa ditë. Ne kontaktojmë me ta realisht pasi dhe ata kanë pyetjet e tyre për të marrë informacion. Nuuk ka priorizim, kemi dërguar mostrat dhe duhet të presim. Ne kemi shifrat dhe kemi një dyshim të arsyeshëm dhe pastaj përgjigjet vijnë nga laboratori. Me ose pa firmën e Anglisë ne kemi një dyshim të arsyeshëm dhe kjo ka një vlerë të rëndësishme shkencore”

Fico: Ne e ndjekim nga afër këtë proces. Nuk është proces që kërkon ditë. Ka një kohëzgjatje të caktuar. Algoritmi i saj kërkon kohë. E kemi cuar në laboratorin numër 1 në botë. Ata kanë pyetjet e tyre, informacioni dhe komunikimi është i përditshëm. Nuk ka prioritizim, ka radhë. Me mutacion, pa mutacion, ne kemi shifra ku kemi një dyshim të rëndësishëm. Fakti që kemi një dinamikë moshore të ndryshuar, janë të gjithë elemenët që me firmën e Anglis dhe pa firmën e Anglisë ne kemi një dyshim. Virusi është këtu, ka një trend. Autoritetet monitoruese që vëjnë në zbatim monitorimin e masave, bizneset dhe qyetarët duhet ta kuptojnë gjendjen ku jemi. Si ju dhe ne presim se cilat janë variantet.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllja e dyte ne shqiperi mira rakacolli mbyllja e dyte ne shqiperi mira rakacolli

Sondazh

Poll