Sport

Florian Marku: “Dashtë Zoti, do ta mbroj titullin kampion në Shqipëri”

24 Shkurt 2021, 10:52 Nga DOSJA
Florian Marku: “Dashtë Zoti, do ta mbroj titullin kampion në

TIRANE – Kampioni shqiptar i boksit Florian Marku, në një intervistë për Syri TV, ka folur rreth tiumfit në mbrëmjen e së shtunës me nokaut teknik në raundin e 8-të ndaj boksierit anglez, Rylan Charlton. Kjo fitore e bën të pathyeshëm “Mbretin shqiptar”, synimi i të cilit është të shpallet kampion bote.

“Nuk doja t’i jepja më shumë goditje, pasi e pashë që ishte ‘prishur’ në fytyrë. Pashë peshqirin që e hodhi stafi i tij dhe ndërpreva goditjet.

Kjo fitore ishte goxha e madhe, pasi ishte ndeshja e parafundit e mbrëmjes. Renditem në vend të 100-të në botë, nga 2 mijë e ca boksierë që jemi në peshën e mesme.

Ndeshjen e radhës e kam për titull Europe, por kam patur një dëmtim në dorë dhe kjo do të më mbajë pak larg. Për këtë arsye ndeshja e radhës pritet të jetë nga muaji maj ose në qershor. Por, do të vijnë ndeshje të mëdha nga tani e tutje.

Dëmtimin në dorë e kisha para duelit me Charlton, por nuk doja ta anuloja ndeshjen. Kisha nxjerrë gishtin, por deri në raundin e tretë nuk e ndjeva. Charlton mori shumë goditje, por tani ka dalë nga spitali.

E nisëm ndeshjen lehtë, pasi donim ta lodhnim kundërshtarin. Isha i sigurt që do fitoja, pasi nuk donim ta linim ndeshjen në dorë të arbitrave. Ata nuk donin që unë të fitoja, por shyqyr Zotit e munda me nokaut.

Tani do të qëndroj pushim dhe po bëj disa analiza për dorën. Besoj se do operohem. Më pas unë synoj të fitoj titullin evropian dhe më pas botëror dhe dashtë Zoti ta mbroj titullin botëror këtu në Shqipëri ”,- ka deklaruar kampioni shqiptar në “Kafe Shqeto”.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll