Bota

KQZ-ja, Elezi: Të Premten pritet të përfundojë rinumërimi i 500 kutive të votimit

24 Shkurt 2021, 12:55 Nga DOSJA
KQZ-ja, Elezi: Të Premten pritet të përfundojë

KOSOVË– Në një vendim të marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbi rinumërimin e 500 vendvotimeve, është shtuar kapaciteti në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Sipas tij, nga 28 tavolina numërimi tani kanë shkuar në 40. Kjo siç tha Elezi është bërë me qëllim që KQZ-ja të shpall sa më shpejt rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 Shkurtit.

“Rinumërimin e rreth 500 vendvotimeve planifikojmë ta përfundojmë deri të premten”,– ka thënë Elezi.

Ndryshe, KQZ-ja ka refuzuar mbi 11 mijë fletëvotime nga diaspora.

“Në 35 vendvotime ka bartje të gabuar të votave, në gjashtë vendvotime ka gabime në bartjen në formularët e rezultateve të kandidatëve, për shkak që numri i votave ishte i paqartë. Në 370 vendvotime kandidatja apo kandidati kanë më shumë vota se subjekti politik, dhe në 83 vendvotime tjera subjekti ka vota dhe kandidati jo”,– ka thënë një ditë më parë nga Elezi.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni valmir elezi zgjedhjet ne kosove valmir elezi zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 24 Shkurt 2021, 12:25

SHBA– Modelja e njohur Chrissy Teigen me anë të disa postimeve në Instagram, ka njoftuar se ajo është ‘ndarë’ me Joe Biden në Twitter.Teigen i...