Seanca e ish-krerëve të UÇK-së, Dosja e çështjes pritet të jetë gati në muajin Prill
HAGË- Prokurorja Speciale, Valeria Bolic tha se Dosja e çështjes së Gucatit dhe Haradinajt do të jetë gati në Prill. Gjatë seancës që po mbahet sot për ish-Krerët e UÇK-së, ajo tha se po presin që të bëjnë gati të gjithë Dosjen me të gjitha provat e duhura.
“ZPS-ja pret që të përfundojë të gjithë nxjerrjen e materialeve në kohën e paraqitjes së dosjes paragjyqësore. Ne presim që të marrim përgjigje ndaj kërkesave të palëve të treta. Edhe nëse nuk e marrim kjo nuk ndikon që të dorëzojmë dosjen dhe për të qenë gati për gjyq. Dua të theksoj, se puna hetimore është e tillë që ne vazhdojmë punën tonë në bashkëpunim me provat e nxjerrura. Provat do ia bëjmë të njohura mbrojtjes në bazë të dispozitave përkatëse. Ne nuk besojmë se këto do të ndikojnë në ecurinë e shpejtë të çështjes”, tha Bolici.
Ndërkohë që avokati i mbrojtjes së Hzsni Gucatit, Jonathan Elystan Rees, tha se është skeptik Dosja do të jetë gati deri në muajin Prill. Ai shtoi se data më e mirë për të dorëzuar është 20 Korriku, pasi ka shumë materiale për të analizuar dhe bërë gati.
“Ajo që mund të shtoj është skepticizmi jonë se nxjerrja e materialeve përfundon në 19, 20, 21. Presim zgjidhjen e shqetësimeve që nxirren e që mund të çojë në probleme në nxjerrjen e materialeve tjera. Ne dëgjuam atë që tha ZPS-ja që do ta dorëzojë dosjen paragjyqësore në prill, mirëpo ne jemi skeptik për këtë. Kemi marrë një 3 mijë faqe material që nga 4 janari. Të gjitha nuk janë kategorizuar, ka edhe 100 orë video filmike. Në këto materiale jepen identitete të personave që kanë luajtur aktivitete të rëndësishme. Ne duhet ta marrim në intervistë çdo person që ka luajtur rol të rëndësishëm”, tha Rees.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Një shqiptar në planetin Mars, 17 vjeçari Bennet Nura fitoi konkursin e NASA
HOLLANDË– Në vitin 2020 para se raketa AtlasV të niset për në planetin Mars, NASA ka hapur konkurs për të gjithë banorët e botës në rast të vërtetimi...
Përplasje midis bandave rivale në burgun e Ekuadorit, të paktën 75 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
EKUADOR– Të paktën 75 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në tre trazira të ndara në burg në Ekuador, thanë autoritetet të martën.Zyrtar...
Aksioni në Kosovë, policia sekuestron dy çantë plot me lekë
KOSOVË- Dy çanta plot me lekë janë sekuestruar ditën e sotme në Kosovë gjatë aksionit policor. Koha shkruan se paratë janë gjetur në shtëpitë e disa...
FOTO/ Policia aksion në Kosovë, arrestohen 12 persona në Istog dhe në Ministrinë e Bujqësisë, sekuestrohen 2 çanta me pa
KOSOVË- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ditën e sotme është bërë objekt kontrolli nga Policia e Kosovës. Kontrolli në Ministrinë e ...
Prokurorja e Hagës, e cilëson të pabazë mbrojtjen e ish-Krerëve të UÇK-së: Pretendimet nuk janë të bazuara
BRUKSEL- Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së kanë deklaruar se Prokuroria duhet tu japë më shumë kohë që të bëjnë gati dokumentet e mbrojtjes. Gjatë seancës...
Miratohet raporti mbi Kosovën, Parlamenti Evropian thirrje vendeve të BE-së për njohjen e Kosovës
BRUKSEL– Komisioni për Politikën e Jashtme i Parlamentit Europian, ka miratuar me 50 vota pro, dhjetë kundër dhe nëntë abstenime, raportin për Kosovën të përgat...
COVAX nis shpërndarjen e vaksinave, Ghana merrë 600 mijë dozat e para, pjesë edhe Shqipëria
GHANA- COVAX ka nisur shpërndarjen e vaksinave ditën e sotme. Shteti i parë që ka përfituar nga COVAX është Ghana. BBC shkruan se ditën e sotme 600 mijë doza va...
Miratohen aplikacionet për grante investuese dhe të asistencës teknike të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor
KOSOVË– Sot u mbajt takimi i radhës i Komisionit për Planifikim Strategjik, i kryesuar nga Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti. Në takim u miratuan...
I vetmi vend që nuk është prekur nga koronavirusi në botë, nuk ka shënuar asnjë të infektuar
ITALI- Bota është pushtuar nga pandemia globale e koronavirusit, e ndërsa të gjithë vendet po ‘luftojnë’ me kohën në gjetjen e disa vaksinave për të...