Bota

Prokurorja e Hagës, e cilëson të pabazë mbrojtjen e ish-Krerëve të UÇK-së: Pretendimet nuk janë të bazuara  

24 Shkurt 2021, 11:39 Nga DOSJA
Prokurorja e Hagës, e cilëson të pabazë mbrojtjen e

BRUKSEL- Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së kanë deklaruar se Prokuroria duhet tu japë më shumë kohë që të bëjnë gati dokumentet e mbrojtjes. Gjatë seancës që po mbahet për ish-Krerët e UÇK-së, ata gjithashtu kanë thënë se edhe pandemia ka vështirësuar edhe më shumë punën.

Per mendimin tonë, nuk do të ketë dialog konstruktiv, përveç nëse Prokuroria zgjedh ndonjë mënyrë tjetër. Dhe një vështirësi. Që të kemi mundësi t’i dërgojmë dokumente klientit tonë. Kjo do ta ndihmonte të ecim përpara me hetimin, duke marrë udhëzime nga klientët tanë”, ka thënë avokati i Haradinajt, Tobz Cadman.

Ndërkohë që prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, Valeria Bolici, e ka quajtur mbrojtjen e ish-Krerëve të UÇK-së, si pa bazë. Në fjalën e saj Bolici tha se të gjitha materialet duhet të jenë të kategorizuara sipas fushës së meta-datave. Ajo gjithashtu ka thënë se e ka bërë listën gati të numrit të dëshmitarëve që do të thirren për të dëshmuar.

“Sa i takon parashtrimeve të mbrojtjes për nxjerrjen e dokumenteve, duhet të theksoj se këto parashtrime nuk janë të bazuara sa duhet. Të gjitha materialet e nxjerra janë të kategorizuara, sipas fushave të meta-datave. Edhe në këtë rast pretendimet e mbrojtjes së z.Haradinaj nuk janë të bazuara.  Në lidhje me numrin e dëshmitarëve ZPS-ja i ka përshirë këto në listën e dëshmitarëve, pra nuk ka asnjë detyrim në Prokurori që t’i intervistojë të gjithë dëshmitarët, të cilët synoj t’i thërras në sallë të gjyqit”, tha ajo.

Më tej, ajo tha se ZPS-ja do ta depozitojë dosjen e çështjes brenda afateve të caktuara.

“Do të jemi në gjendje ta depozitojmë dosjen parapake të lëndës pavarësisht hetimeve”, u shpreh prokurorja.

LAJM KRYESOR : Seanca e Gucatit dhe Haradinajt, dorëzimi i Dosjes së çështejeve pritet të bëhet në Prill

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosova ne hage valeria bolici kosova ne hage valeria bolici

Sondazh

Poll