Bota

Historike/ Gjykata në Kinë detyron burrin të paguajë gruan për punët e shtëpisë

24 Shkurt 2021, 12:37 Nga DOSJA
Historike/ Gjykata në Kinë detyron burrin të paguajë gruan

KINË– Një gjykatë divorci në Pekin ka urdhëruar një burrë që të kompensojë gruan e tij për punët e shtëpisë që ajo bëri gjatë martesës së tyre, në një vendim të padëgjuar më parë. Gruaja do të marrë 50,000 juanë për pesë vjet punë të papaguar.

Rasti ka gjeneruar një debat të madh në internet mbi vlerën e punës në shtëpi, me disa që thonë se shuma e kompensimit ishte shumë e vogël. Sipas BBC-së vendimi vjen pas prezantimit nga Kina të një kodi të ri civil.

Sipas të dhënave të gjykatës, burri i identifikuar me mbiemrin e tij Chen kishte bërë kërkesë për divorc vitin e kaluar nga gruaja e tij, me mbiemrin Wang, pasi u martua në 2015. Ajo hezitoi të divorcohej në fillim, por më vonë kërkoi kompensim financiar, duke argumentuar se Chen nuk kishte marrë përsipër asnjë punë shtëpie ose përgjegjësi për kujdesin e djalit të tyre.

Gjykata e Rrethit Fangshan e Pekinit vendosi në favor të saj, duke e urdhëruar atë të paguante detyrimin ushqimor të saj mujor prej 2,000 juan, si dhe pagesën e njëhershme të 50,000 juanve për punët e shtëpisë që ajo ka bërë.

Kryetari i trupit gjykues u tha gazetarëve të hënën se ndarja e pasurisë së përbashkët të një çifti pas martese zakonisht përfshin ndarjen e pasurisë së prekshme. “Por punët e shtëpisë përbëjnë vlerë pasurore të paprekshme”,- tha gjykatësi.

Vendimi u bë sipas kodit të ri civil në vend, i cili hyri në fuqi këtë vit. Sipas ligjit të ri, një bashkëshort ka të drejtë të kërkojë kompensim në një divorc nëse ai ose ajo mban më shumë përgjegjësi në rritjen e fëmijëve, kujdesin për të afërmit e moshuar dhe ndihmën e partnerëve në punën e tyre.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjykata ne kine gjykata ne kine

Sondazh

Poll

Bota 24 Shkurt 2021, 12:25

SHBA– Modelja e njohur Chrissy Teigen me anë të disa postimeve në Instagram, ka njoftuar se ajo është ‘ndarë’ me Joe Biden në Twitter.Teigen i...