Bota

Vrasja e ambasadorit italian Attanasio, rebelët në Kongo: Nuk ka lidhje me ne

24 Shkurt 2021, 12:43 Nga DOSJA
Vrasja e ambasadorit italian Attanasio, rebelët në Kongo: Nuk ka

KONGO– Luca Attanasio, 43 vjeç, vdiq në lindje të Kongos të hënën pasi një autokolonë e Kombeve të Bashkuara ku ai po udhëtonte u sulmua. Zyrtarët fajësuan Forcat Demokratike për Çlirimin e Ruandës (FDLR).

Një zëdhënës i FDLR tha se më shumë se 100 milicë operuan në rajon dhe ai nuk e dinte pse grupi i tij ishte veçuar nga zyrtarët e DR Kongos, duke mohuar autorësinë mbi sulmin.

“Ne nuk kishim ndonjë rol në atë vrasje të neveritshme,”– i tha Cure Ngoma, FDLR, BBC-së.

sulmi ndodhi në rrugën ndërmjet Goma dhe Bukavu, ku sipas informacioneve paraprake, ishte një grup terrorist që i ka dalë para makinës. Ata po udhëtonin në bordin e një makine në një autokolonë ‘MONUSCO’, misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për stabilizimin në Republikën Demokratike të Kongos.

Ambasadori u qëllua gjatë sulmit ndaj kolonës së Kombeve të Bashkuara me të cilën ai po udhëtonte dhe vdiq “si rezultat i plagëve të marra”, tha për AFP një diplomat i rangut të lartë në Kinshasa. Sulmi ishte një ‘përpjekje rrëmbimi’, zbulojnë rojet e parkut Kombëtar Virunga.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota luca attanasio luca attanasio

Sondazh

Poll

Bota 24 Shkurt 2021, 12:25

SHBA– Modelja e njohur Chrissy Teigen me anë të disa postimeve në Instagram, ka njoftuar se ajo është ‘ndarë’ me Joe Biden në Twitter.Teigen i...