Bota

Përplasje midis bandave rivale në burgun e Ekuadorit, të paktën 75 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

24 Shkurt 2021, 11:58 Nga DOSJA
Përplasje midis bandave rivale në burgun e Ekuadorit, të

EKUADOR– Të paktën 75 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në tre trazira të ndara në burg në Ekuador, thanë autoritetet të martën.

Zyrtarët i cilësuan trazirat si mosmarrëveshje midis bandave në mjediset e paraburgimit në qytetet Guayaquil, Cuenca dhe Latacunga. Sipas Aljazeera shumë të burgosur mbetën të vrarë në përplasje.

“Këto ishin dy grupe që garonin për udhëheqje kriminale brenda qendrave të paraburgimit,” – tha Edmundo Moncayo, drejtori i agjencisë së burgjeve të Ekuadorit.

Autoritetet kanë qenë në gjendje të kontrollojnë dhe rivendosin rendin brenda qendrave të paraburgimit me ndihmën e 800 oficerëve të tjerë të policisë, shtoi ai. Disa policë u plagosën gjithashtu, tha Moncayo, por nuk ka raportuar vdekje midis personelit të sigurisë.

Ndërsa lajmet për trazirat u bënë publike, dhjetëra të afërm të burgosurve u mblodhën jashtë mjediseve për të marrë më shumë informacion mbi atë që po ndodhte, thanë media lokale. Imazhet dhe videot që qarkullojnë në mediat sociale treguan të burgosurit të mbledhur në një çati të burgut me oficerë të policisë me motorë dhe me makina patrullimi përreth ndërtesës.

Presidenti i Ekuadorit Lenin Moreno u shpreh se bandat kishin kryer akte të njëkohshme dhune në disa burgje në vend.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 75 te vdekur ne ecuador 75 te vdekur ne ecuador

Sondazh

Poll