Bota

FOTO/ Policia aksion në Kosovë, arrestohen 12 persona në Istog dhe në Ministrinë e Bujqësisë, sekuestrohen 2 çanta me pa

24 Shkurt 2021, 08:35 Nga DOSJA
FOTO/ Policia aksion në Kosovë, arrestohen 12 persona në Istog

KOSOVË- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ditën e sotme është bërë objekt kontrolli nga Policia e Kosovës. Kontrolli në Ministrinë e Bujqësisë si dhe në komunat e tjera është kryer për korrupsion. Deri tani është mësuar se Kreu i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuha së bashku me 11 persona të tjerë janë arrestuar, si dhe janë konfiskuar disa dokumente dhe dy çanta me para që shkojnë në shifrën gjysmë milioni euro.

Të arrestuarit janë me iniciale: H.M; K.Z; A.N; S.SH; L.S; S.S; D,A; B.N; P.K; SH.K; A.U; K.S.

Aksioni policor ka ndodhur edhe në vende të tjera si në Komunën e Lipjan, në Gjilan dhe  në Istog, ku janë arrestuar 2 persona. Disa makina policie janë parë ditën e sotme edhe Komunën e Istogut. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se informacionet e nevojshme do të jepen në përfundim të operacionet.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jipen pas përfundimit të operacionit policor”,tha Kelani.

Aksionin policor ditën e sotme e ka ironizuar Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ku ka thënë se kjo është sa për sy e faqe, ku dënohen njerëzit e pafajshëm të fajtorët qendrojnë të qetë.

Ndërkohë që Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi tha se për këtë aksion kanë mbledhur të dhëna që nga muaji Janar dhe se kanë sekuestruar telefona, makina, kompiutera dhe para.

Aksioni është ende duke u zhvilluar dhe pritet të ketë arrestime të tjera.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni baki kelani ministria e buqësisë policia aksion en kosove policia e kosoves baki kelani ministria e buqësisë policia aksion en kosove policia e kosoves

Sondazh

Poll