Bota

COVAX nis shpërndarjen e vaksinave, Ghana merrë 600 mijë dozat e para, pjesë edhe Shqipëria

24 Shkurt 2021, 11:24 Nga DOSJA
COVAX nis shpërndarjen e vaksinave, Ghana merrë 600 mijë dozat e

GHANA- COVAX ka nisur shpërndarjen e vaksinave ditën e sotme. Shteti i parë që ka përfituar nga COVAX është Ghana. BBC shkruan se ditën e sotme 600 mijë doza vaksina të AstraZenecës kanë mbërritur në kryeqytetin e Ghanës, Akra.

Për drejtuesit e OBSH-së, ky është një moment suksesi teksa janë shtuar spekullimet se COVAX, ku bën pjesë edhe Shqipëria, mund të dështojë për mungesë donacionesh të mjaftueshme nga vendet e pasura.

Në Janar, kjo nsimë njoftoi se brenda muajve të parë të këtij viti do të nisë shpërndarjen e 1.8 miliardë dozave. Sipas mediave të huaja, synimi është të mbulohet fillimisht vaksinimi i 27% të popullsisë së këtyre vendeve që nuk kanë kapacitete financiare për blerjen e vaksinave. AstraZeneca është ndër kompanitë e para që ka nënshkruar marrëveshje me COVAX-in.

Sakaq, zyrtarët e saj hodhën poshtë spekullimet e mediave se kjo firmë do të mund të dërgonte vetëm gjysmën e ngarkesës prej 90 milionë doza për vendet europiane në tremujorin e dytë. Sipas deklaratës së AstraZenecas, nuk do të ketë asnjë vonesë në dërgimin e plotë të 180 milionë dozave për BE-në dhe gjithçka do të përmbushet sipas kontratës.

(I.A/a.k/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covax ghana shperndarja e covax covax ghana shperndarja e covax

Sondazh

Poll