Aktualitet

Ceremoni në nder të ushtarakes shqiptare në Letoni, të enjten mbërrin trupi në atdhe, majori në gjendje të rëndë

7 Maj 2019, 12:01 Nga DOSJA
Ceremoni në nder të ushtarakes shqiptare në Letoni, të

LETONI– Në nderim të nëntetares Zarife Hasanaj, e cila ra në krye të detyrës në Camp Adazi në Letoni u zhvillua një ceremoni nderimi. (Lexo këtu) Në ceremoni mori pjesë gjithë kontingjenti shqiptar në grup-batalionin e NATO-s në Letoni dhe përfaqësuesi ushtarak shqiptar në NATO.

Më urgjencë drejt Letonisë është nisur edhe Task Forca e ngritur nga Ministrja e Mbrojtjes. Task Forca e ngritur nga MM bashkë me autoritetet letoneze do të ndjekë hetimin e plotë të aksidentit të ndodhur gjatë stërvitjes ku humbi jetën ushtrakja Zarife Hasanaj. Ndërkohë edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ishte sot në Letoni, ku vizitoi gjendjen e ushtarakëve të plagosur, nga ku dha lajmin se trupi do të vijë në Shqipëri ditën e enjte.

Ditën e djeshme, ka humbur jetën ushtarakja shqiptare Zarife Hasanaj në Letoni. Hasanaj, pjesë e ekipit të Forcave të Armatosura dhe misionit të NATO-s në Letoni.

32-vjeçarja u dëmtua për shkak të shpërthimit të minës, ndërsa dy ushtarakë të tjerë shqiptarë u plagosën. Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj janë efektivët e plagosur. NATO në një konferencë për mediat nga Letonia, tha se shpërthimi ishte i paqartë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ceremoni per nder te zarife hasanaj humb jeten ushtarakja ne letoni vdekja e ushtarakes shqiptare zarife hasanaj ceremoni per nder te zarife hasanaj humb jeten ushtarakja ne letoni vdekja e ushtarakes shqiptare zarife hasanaj

Sondazh

Poll