Aktualitet

Peticioni për ndryshimin e sistemit zgjedhor/ Sot stendat e firmosjes në ambientet e Filologjikut dhe Politeknikut

7 Maj 2019, 15:04 Nga DOSJA
Peticioni për ndryshimin e sistemit zgjedhor/ Sot stendat e firmosjes

TIRANË- Nisma “Thurje” prej një muaji ka ngritur stendat e saj, ku ka ftuar qytetarët që të plotësojnë peticionin për ndryshimin e sistemit zgjedhor e politik në vend. Prej datës 6 prill në Tiranë “Nisma Thurje” fton qytetarët në stendat e saj për të firmosur peticionin. Ky aktivitet është shtrirë edhe në disa qytete të tjera të vendit, si,  Fier dhe Elbasan. Në këto stenda janë parë qytetarë të shumtë që i janë bashkuar nismës dhe kërkojnë ndryshim në vend. 

Ndërsa sot stendat e firmosjes së peticionit kundër sistemit, ishin vendosur në ambientet e jashtme të  Politeknikut dhe tek Fakulteti i Filologjisë.

“Me mijëra janë bashkuar, por nuk mjafton. Duhet të bëheni më shumë”, thuhet në postimin e “Thurjes” në Facebook.

 “Nisma Thurje”, një organizim qytetar, më 6 prill njoftoi inicimin e një peticioni publik me moton “1 milion kundër sistemit”. Synimi i këtij peticioni është mbledhja e një milion firmave që mbështesin idenë e ndryshimit të kodit elektoral ekzistues nga proporcional rajonal me lista të mbyllura, në proporcional kombëtar me lista të hapura.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fakulteti i filologjise fakulteti i politeknikut nisma thurje peticioni kunder sistemit zgjedhor fakulteti i filologjise fakulteti i politeknikut nisma thurje peticioni kunder sistemit zgjedhor

Sondazh

Poll