Aktualitet

Shkatërrohet banda e 14 shqiptarëve në Zvicër, trafikonin mbi 1 milion euro heroinë

7 Maj 2019, 16:11 Nga DOSJA
Shkatërrohet banda e 14 shqiptarëve në Zvicër, trafikonin

ZVICËR– 14 shqiptarë janë arrestuar në Zvicër dhe akuzohen për trafikimin e dhjetëra kilogramëve heroinë në kantonet e Freiburgut, Bernës, Vaudit dhe Gjenevës.

Mediat lokale shkruajnë se në momentin e arrestimit shqiptarëve u janë sekuestruar mbi 8.5 kg heroinë, 10.5 kg përzierës droge dhe 50 mijë franga.

12 nga shqiptarët janë në burg, ndërsa dy të tjerët janë arrestuar jashtë vendit dhe janë ekstraduar në Zvicër.

Nëse do të dilte në treg vlera e drogës së sekuestruar do të kapte shifrën e 1 milion eurove.

Mësohet gjithashtu se shqiptarët e arrestuar kanë qenë nën vëzhgim prej një viti. Ata e sillnin drogën nga jashtë për ta shitur në Zvicër.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 14 shqiptare trafik droge zvicer arrestohen 14 shqiptare trafik droge zvicer

Sondazh

Poll