Aktualitet

Xhaçka në Letoni, major Klodian Tanushi në gjendje të rëndë, ushtarakja e vrarë të enjten mbërrin në atdhe

7 Maj 2019, 16:42 Nga DOSJA
Xhaçka në Letoni, major Klodian Tanushi në gjendje të

LETONI- Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka viziton dy efektivët e kontigjentit EOD, të plagosur një ditë më parë në Letoni Xhaçka vizitoi major Klodian Tanushin, i cili ndodhet i shtruar në RIGA EAST UNIVERSITY HOSPITAL

Gjendja shëndetësore e Major Tanushit është e rënduar. Efektivi i FA ndodhet nën mbikqyrjen intensive të mjekëve.

Ministrja Olta Xhaçka vizitoi edhe Reshter Juliaj Kapajn, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e bazës ushtarake Camp Adazi në Letoni. Gjendja shëndetësore e Reshter Kapajt është shumë e mirë, raporton MM. Ceremonia shtetërore e lamtumirës për nëntetaren Zarife Hasanaj do të zhvillohet gjatë paradites së të premtes më 10 maj 2019.

Trupi i efektives që humbi jetën një ditë më parë pritet të mbërrijë në Atdhe ditën e enjte, më datë 9.Trupi i efektives Hasanaj do të transportohet me avion ushtarak.

Efektivja Zarife Hasanaj do të shoqërohet edhe nga një efektiv kanadez, një letonez dhe kolegë të saj shqiptarë, pjesë e kontigjentit ku bënte pjesë

Efektivja Zarife Hasanaj do të pritet në aeroportin “Nënë Tereza”, me protokoll ushtarak e me pas do te dergohet prane familjes se saj.

(f.g./dosja.al_)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet humb jeten ushtarakja ne letoni olta xhacka ne letoni humb jeten ushtarakja ne letoni olta xhacka ne letoni

Sondazh

Poll