Aktualitet

Artistët sfidojnë institucionet, vendosin shkronjat tek Teatri Kombëtar, përplasen me policinë (Foto+VD)

7 Maj 2019, 16:32 Nga DOSJA
Artistët sfidojnë institucionet, vendosin shkronjat tek Teatri

TIRANË- Aleanca për Teatrin, bashkë me qytetarë dhe aktivistë ka organizuar pasditen e sotme rivendosjen e gërmave tek Teatri Kombëtar, pas heqjes së të parave natën e 26 prillit.

Artistët kanë sfiduar institucionet që sipas tyre hoqën vjedhurazi gërmat e Teatrit Kombëtar.

Dosja.al ndodhej para Teatrit Kombëtar, në momentin e rivendosjes së shkronjave, ku edhe ka shkrepur disa foto.

Shkronjat e drunjta u vendosën në godinën e Teatrit Kombëtar nga shkrimtari Rudi Erebara.

Për më shumë ndiqni fotogalerinë.

Heqja e gërmave të Teatrit Kombëtar u bë disa ditë më parë. Ngjarja u denoncua nga aktori Neritan Liçaj, ndërkohë që të gjithë artistët që kundërshtojnë shembjen e Teatrit Kombëtar, u zotuan se do t’i rivendosnin gërmat.

Dhe siç duket ata e mbajtën premtimin, duke përfunduar dhe ngjitjen e shkronjave këtë mbrëmje, para qytetarëve dhe aktivistëve të shumtë, të cilët ndodheshin aty.

(F.g & A.S/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet heqja e germave nga teatri kombetar heqja e germave nga teatri kombetar

Sondazh

Poll