Aktualitet

U përplasën me policinë, lirohen 4 prej të arrestuarve në Astir (Emrat)

7 Maj 2019, 16:30 Nga DOSJA
U përplasën me policinë, lirohen 4 prej të arrestuarve

TIRANË- Janë lënë të lirë nga Policia, katër nga gjashtë banorët e Unazës së Re, të cilët u konfrontuan me policinë dhe bllokuan rrugën paraditen e sotme në zonën e Astirit.

Bëhet fjalë për Gazmed Kokën, Arben Qyranin, Florjan Protoduarin dhe Muharrem Rexhën.

Ndërsa, ish- deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu po qëndron në ambientet e Komisariatit numër 6, ku ende nuk dihet nëse do të merret ndonjë masë ndaj tij, apo do të lirohet në orët në vazhdim.

Ditën e sotme, një grup protestuesish, banorë të Unazës së Re, të mbështetur nga deputetë të Partisë Demokratike, kanë dalë dhe kanë bllokuar rrugën, ku sipas tyre do kalonte kryeministri Edi Rama. Protestuesit janë përplasur me policinë, ndërkohë që disa prej tyre janë shoqëruar në komisariat. Bashkë me ta, është shoqëruar edhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben qyrani florjan protoduari gazmend koka klevis balliu lirohen 4 protestuesit e astirit muharrem rexha protesta tek astiri arben qyrani florjan protoduari gazmend koka klevis balliu lirohen 4 protestuesit e astirit muharrem rexha protesta tek astiri

Sondazh

Poll