Nuk respektuan masat anti-COVID! Policia ‘nuk mban dorën’, gjobiten plot 2986 qytetarë dhe 4 lokale
TIRANË– 2986 persona janë gjobitur gjatë fundjavës pasi janë konstatuar nga policia duke shkelur masat e vendosura anti-Covid.
Blutë bëjnë me dije se 2958 prej tyre u gjobitën me nga 3.000 lekë për mosvendosjen e maskës mbrojtëse. Po ashtu u gjobitën edhe 530 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.
Gjatë kontrolleve në fundjavë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 4 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë: 1 në Tiranë, 2 në Elbasan dhe 1 në Sarandë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.
Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 24 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.
Njoftimi i plotë:
Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Gjatë fundjavës, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative, 2986 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, 2958 prej tyre për mosvendosjen e maskës mbrojtëse.
Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Gjatë fundjavës, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 2428 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 530 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.
Gjatë kontrolleve në fundjavë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 4 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë: 1 në Tiranë, 2 në Elbasan dhe 1 në Sarandë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.
Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 24 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.
Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Bëri manovra të rrezikshme me mjet gjatë orarit të karantinës në gjendje të dehur, arrestohet 33-vjeçari në Kukës
KUKËS – Një 33-vjeçar është arrestuar në Kukës ditën e sotme pasi bëri manovra të rezikshme në mjet në gjendje të dehur.Policia bën me dije s...
Dhunë fizike, drejtim mjeti në gjendje të dehur/ Katër persona arrestohen në Tiranë, policia jep detaje
TIRANË– Katër qytetarë janë vënë në pranga, për vepra të ndryshme penale, në orët e fundit në Tiranë. Mësohet se është arrestuar një 38-vjeçar me in...
Kapen 222 kg drogë në liqenin e Shkodrës! Po transportoheshin me varkë për në Malin e Zi, policia identifikon autorët e l
MAL I ZI– Një sasi prej 222 kg marijuanë e cila kishte si synim kalimin në Malin e Zi është kapur ditën e sotme në liqenin e Shkodrës.Në pranga kanë rënë dy sh...
Nën temperatura të ulta dhe të lidhur me zinxhirë, dhunohen kafshët në Pogradec
POGRADEC- Dhunimi i kafshëve mbetet një nga hallkat kryesore të shoqërisë sonë. Edhe pse shumë masa ndërgjegjësuese janë ndërmarr, njerëzit sërish vazhdojnë të ...
Nuk fitoi dot betejën me Covid! Humb jetën 30-vjeçarja shtatzënë nga Elbasani, shpëton fëmija
TIRANË– Një 28-vjeçare shtatzënë ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë pasi ishte e prekur nga Covid.Mësohet se ndaj nënës është ndërhyrë që të s...
Vrasja e Hekuran Billës, futet një i paraburgosur në rrethin e të dyshuarve, i merret kampioni i AND-së
TIRANË– Një i paraburgosur, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është futur në rrethin e të dyshuarve për vrasjen e Hekuran Billës, ngjarje e ndodh...
I shtuar prej ditësh në spital! Humb jetën nga Covid një 17-vjeçar nga Elbasani, i riu kishte mushkëritë e prekura 100% n
ELBASAN– Një 17-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në spitalin ‘Shefeqet Ndroqi’ pasi ishte i prekur nga Covid. Mësohet se i riu ka qënë i shtruar në s...
Dhunoi mjekun te QSUT-ja, Gjykata e Tiranës lë në arrest shtëpie 24-vjeçarin, dëshmia: Jam shumë i penduar, po më rrihte
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest shtëpie, 24-vjeçarin, Leonard Berisha i cili dy ditë më parë dhunoi mjekun e QSUT-së, Petrit Gjorgji. I ...
Manastirliu: Sot do të vijnë 8190 doza nga Pfizer
TIRANE- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi sot se do të mbërrijnë 8 mijë e 190 doza nga Pfizer. Në fjalën e saj në Kuvend, Manastirliu u shpreh...