Aktualitet

Manastirliu: Sot do të vijnë 8190 doza nga Pfizer

22 Shkurt 2021, 11:39 Nga DOSJA
Manastirliu: Sot do të vijnë 8190 doza nga Pfizer

TIRANE- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi sot se do të mbërrijnë 8 mijë e 190 doza nga Pfizer. Në fjalën e saj në Kuvend, Manastirliu u shpreh se janë vaksinuar në total 400 të moshuar mbi 80 vjeç dhe se procesi vazhdon.


“Bota sot është e ndarë në dy kategori shtetesh. Shtetet që e kanë nisur fushatën e vaksinimit dhe ato që nuk kanë marrë asnjë dozë. Janë 140 vende që nuk e kanë nisur vaksinimin. Kemi mbi 4600 infermierë më të mbrojtur për shkak të vaksinimit. Ne kemi bërë përpjekje për të siguruar një kontratë me Pfizer për 500 mijë vaksina nga e cila kanë mbërritur 8000 doza deri më sot dhe pritet lëvrimi i 8190 doza të tjera po sot. Janë dhe 400 të moshuar mbi 80 vjeç dhe kujdestarësh më të mbrojtura për shkak të vaksinimit. Shumica dërrmuese janë qytetarë të zakonshëm” – tha Manastirliu. 

Lajmi kryesor: Mblidhet Kuvendi për seancën e radhës, ‘shpërthen’ Rudina Hajdari, pritet të miratohet marrëveshja për kartat e identitetit pa afat skadimi për personat mbi 75 vjeç

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu ogerta manastirliu

Sondazh

Poll