Aktualitet

Vrasja e Hekuran Billës, futet një i paraburgosur në rrethin e të dyshuarve, i merret kampioni i AND-së

22 Shkurt 2021, 12:15 Nga DOSJA
Vrasja e Hekuran Billës, futet një i paraburgosur në rrethin e

TIRANË– Një i paraburgosur, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është futur në rrethin e të dyshuarve për vrasjen e Hekuran Billës, ngjarje e ndodhur më 11 qershor të vitit të shkuar.

Mësohet se të paraburgosurit i është marrë kampioni i ADN-së dhe do të krahasohet me atë që është gjetur në mjetin ku udhëtonin atentatorët, të cilët i prenë rrugën Billës. Në kohën që u vra Billa, i paraburgosi ishte i lirë.

Më pas ai u arrestua për një tjetër vepër penale. Identiteti i të dyshuarit nuk bëhet me dije për shkak të sekretit hetimor, ndërkohë që mësohet se ai ndodhet në burgun e Reçit në Shkodër.  Hekuran Billa u ekzekutua më 11 qershor pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë. Në orën 21:48 të së enjtes, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMW X6’, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është vëllai i Prel Markut, Viktori.

Ky i fundit qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij, dhe iu deshën vetëm 3 sekonda për të vrarë biznesmenin. Në vitin 2006 Billa kishte ekzekutuar me armë zjarri 22-vjeçarin Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm, por u lirua nga gjykatat shqiptare.

Pikërisht ky krim, dyshohet se solli edhe vrasjen e Billës nga familjarët e Markut, që pritën 14 vite për tu hakmarrë. Por pavarësisht akuzave të ngritura, Viktor Marku e ka mohuar autorësinë e krimit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet hekuran billa hekuran billa ekzekutohet hekuran billa hekuran billa

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Shkurt 2021, 11:39

Manastirliu: Sot do të vijnë 8190 doza nga Pfizer

TIRANE- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi sot se do të mbërrijnë 8 mijë e 190 doza nga Pfizer. Në fjalën e saj në Kuvend, Manastirliu u shpreh...