Aktualitet

Dhunë fizike, drejtim mjeti në gjendje të dehur/ Katër persona arrestohen në Tiranë, policia jep detaje

22 Shkurt 2021, 13:17 Nga DOSJA
Dhunë fizike, drejtim mjeti në gjendje të dehur/ Katër

TIRANË– Katër qytetarë janë vënë në pranga, për vepra të ndryshme penale, në orët e fundit në Tiranë. Mësohet se është arrestuar një 38-vjeçar me inicialet A. B., pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në kërkim është shpallur R. A., 31 vjeç, dhe dy vëllezërit me iniciale A. A., 28 vjeç dhe E. A., 22 vjeç pasi paraditen e djeshme, gjatë një konflikti kanë ushtruar dhunë fizike ndaj qytetarit me iniciale D. P. Ky i fundit ka marrë dëmtime të lehta.

NJOFTIMI:

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:J. Sh., 30 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;A. Z., 51 vjeç dhe D. P., 41 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë shpalljen në kërkim të shtetasve R. A., 31 vjeç, A. A., 28 vjeç dhe E. A., 22 vjeç (vëllezër), pasi paraditen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit D. P., i cili ka marrë dëmtime të lehta. Pas marrjes së mjekimit, shtetasi D. P. ka dalë nga spitali. Punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kater arrestime ne tirane kater arrestime ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Shkurt 2021, 11:39

Manastirliu: Sot do të vijnë 8190 doza nga Pfizer

TIRANE- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi sot se do të mbërrijnë 8 mijë e 190 doza nga Pfizer. Në fjalën e saj në Kuvend, Manastirliu u shpreh...