Aktualitet

I shtuar prej ditësh në spital! Humb jetën nga Covid një 17-vjeçar nga Elbasani, i riu kishte mushkëritë e prekura 100% n

22 Shkurt 2021, 12:13 Nga DOSJA
I shtuar prej ditësh në spital! Humb jetën nga Covid një

ELBASAN– Një 17-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në spitalin ‘Shefeqet Ndroqi’ pasi ishte i prekur nga Covid. Mësohet se i riu ka qënë i shtruar në spital prej ditësh mirëpo nuk ka mundur që të fitonte betejën me virusin.

Mësohet se i riu ndodhej prej një jave i intubuar në Infektiv. I riu me origjinë nga Elbasani ishte në spital së bashku me dy prindërit e tij, po ashtu të prekur nga Covid. Nëna e tij ka mundur që ta fitojë betejën me virusin, mirëpo i ati ndodhet në gjendje të rëndë.

Bëhet e ditur se në momentin që i riu është shtruar në spital ka pasur mushkëritë e prekura në 10% me virus.

Nuk dihet ende nëse i riu që ka humbur jetën ka pasur sëmundje shoqëruese apo jo, ndërsa vdekja e tij është një nga moshat më të reja që prej fillimit të pandemisë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 17-vjeçari ne elbasan nderron jete nga covid 17-vjecari 17-vjeçari ne elbasan nderron jete nga covid 17-vjecari

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Shkurt 2021, 11:39

Manastirliu: Sot do të vijnë 8190 doza nga Pfizer

TIRANE- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi sot se do të mbërrijnë 8 mijë e 190 doza nga Pfizer. Në fjalën e saj në Kuvend, Manastirliu u shpreh...