Aktualitet

22 Shkurt 2021, 14:34 Nga DOSJA

SHKODËR– Policia e Shtetit ka zbardhur sulmin me armë zjarri në Shkodër ndaj Taulant Pepajt. Efektivët e Policisë kanë identifikuar nga kamerat e sigurisë të dyshuarit kryesorë të ngjarjes. Janë shpallur në kërkim: Sh. Xh., 29 vjeç; S. Xh., 24 vjeç dhe E. H., 31 vjeç, të tre banues në lagjen Guerile në Shkodër, e me precedentë të mëparshëm penalë. Po ashtu është sekuestruar edhe një mjet tip “Audi”, e bashkë me të edhe një targë që i përket njërit nga mjetet me të cilin janë larguar nga vendngjarja.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në lagjen “”Skënderbeg”, ku disa persona qëlluan me armë në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi T. P. Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pas një pune intensive hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, kanë bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar, shtetasit: Sh. Xh., 29 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja” e mbetur në tentativë”; S. Xh., 24 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër, me precedent të mëparshëm penal; E. H., 31 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me dashje”. Këta shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 11:50, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë drejt një automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin T. P., 30 vjeç dhe pasagjer shtetasin K. M., 46 vjeç. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm midis autorëve të dyshuar dhe shtetasit T. P. Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar një mjet tip “Audi” dhe një targë që i përket njërit nga mjetet me të cilin janë larguar autorët e dyshuar. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasje ndaj dy ose më shumë personave” e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative dhe “Armëmbajtja pa leje”.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet taulant pepaj taulant pepaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Shkurt 2021, 11:39

Manastirliu: Sot do të vijnë 8190 doza nga Pfizer

TIRANE- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi sot se do të mbërrijnë 8 mijë e 190 doza nga Pfizer. Në fjalën e saj në Kuvend, Manastirliu u shpreh...