Aktualitet

Bëri manovra të rrezikshme me mjet gjatë orarit të karantinës në gjendje të dehur, arrestohet 33-vjeçari në Kukës

22 Shkurt 2021, 14:31 Nga DOSJA
Bëri manovra të rrezikshme me mjet gjatë orarit të

KUKËS –  Një 33-vjeçar është arrestuar në Kukës ditën e sotme pasi bëri manovra të rezikshme në mjet në gjendje të dehur.

Policia bën me dije se u arrestua 33-vjeçari R.C., banues në Kukës., gjatë kohës së kufizimit të orarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe është marrë masë plotësuese bllokim i lejes së drejtimit, për shkelje të Aktit Normativ.

Njoftimi i plotë:

Bëri manovra të rrezikshme me mjet, në gjendje të dehur, gjatë orarit të karantinës, dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, arrestohet në flagrancë.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin R. C., 33 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e qarkullimit rrugor, në qytetin e Kukësit, jashtë fashës orare të lejuar për qarkullim, duke bërë manovra të rrezikshme me mjetin tip “Volksëagen”, në gjendje të dehur, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe është marrë masë plotësuese bllokim i lejes së drejtimit, për shkelje të Aktit Normativ.

 (kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 33 vjecari ne kukes arrestohet 33 vjecari ne kukes

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Shkurt 2021, 11:39

Manastirliu: Sot do të vijnë 8190 doza nga Pfizer

TIRANE- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi sot se do të mbërrijnë 8 mijë e 190 doza nga Pfizer. Në fjalën e saj në Kuvend, Manastirliu u shpreh...