Aktualitet

Dhunoi mjekun te QSUT-ja, Gjykata e Tiranës lë në arrest shtëpie 24-vjeçarin, dëshmia: Jam shumë i penduar, po më rrihte

22 Shkurt 2021, 11:57 Nga DOSJA
Dhunoi mjekun te QSUT-ja, Gjykata e Tiranës lë në arrest

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest shtëpie, 24-vjeçarin, Leonard Berisha i cili dy ditë më parë dhunoi mjekun e QSUT-së, Petrit Gjorgji. I riu është shprehur para trupës gjykuese se është jetim dhe ka vetëm gjyshërit të cilët e kanë rritur. Berisha ka thënë se është penduar për dhunën e ushtruar ndaj mjekut mirëpo ka parë Gjorgjin duke e dhunuar mjekun.

 ‘Mjeku po më rrihte gjyshin, reagova. Jam jetim, jam rritur me gjyshin. Vetëm gjyshërit kam, ai është 80-vjeç. Jam shumë i penduar, por po më rrihte gjyshin..’- është shprehur i riu.

Për këtë arsye Gjykata ka vendosur që të riun ta lërë me arrest shtëpie dhe jo me burg. Mirëpo mjeku në dëshminë e dhënë është shprehur se ai po e ngrinte nga këmbët pacientin, duke dalë në kontraditë me dëshminë e të riut.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në QSUT. I riu ka qëlluar mjekun pas shpine pasi ka parë që ai po e kapte me këmbë të afërmin e tij. Vetë mjeku është shprehur se ky nuk është rasti i parë që i ndodh një incident i tillë mirëpo në këtë rast do të ndjekë rrugë ligjore.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ndaj mjekëve leonard berisha petrit gjorgji dhuna ndaj mjekëve leonard berisha petrit gjorgji

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Shkurt 2021, 11:39

Manastirliu: Sot do të vijnë 8190 doza nga Pfizer

TIRANE- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi sot se do të mbërrijnë 8 mijë e 190 doza nga Pfizer. Në fjalën e saj në Kuvend, Manastirliu u shpreh...