Aktualitet

Gjykata e Lartë vendos konfiskim të pasurive të Adriatik Llallës

22 Shkurt 2021, 11:36 Nga DOSJA
Gjykata e Lartë vendos konfiskim të pasurive të Adriatik

TIRANË– Gjykata e Lartë ka vendosur të konfiskojë pasurinë e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Mësohet se për sekuestrimin e pasurive të tij, është urdhëruar eksperti i autorizuar nga SPAK, administratori Erion Riçku.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kishte regjistruar procedimin pasuror ndaj pasurive në zotërim të Adriatik Llalla.

Në vendimin e GJKKO të datës 23 nëntor 2020, thuhet se “pasuria objekt sekuestroje, zotërohet nga shtetasi Adriatik Llalla, si subjekt i Ligjit Parandalues dhe ekzistojnë prova konkrete se është pasuri e pajustifikuar, pasi duke e krahasuar vlera e saj me të ardhurat e fituara në rrugë të ligjshme, rezulton se kjo vlerë nuk iu përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave dhe të fitimeve të realizuara në rrugë të ligjshme nga ana e shtetasit Adriatik Llalla dhe bashkëshortja e tij”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla adriatik llalla

Sondazh

Poll