Bota

Ndërrojnë jetë 3 persona nga COVID brenda 24 orëve në Kosovë, shënohen 260 raste të reja

22 Shkurt 2021, 14:05 Nga DOSJA
Ndërrojnë jetë 3 persona nga COVID brenda 24 orëve në

KOSOVË–  Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 260 raste të reja me COVID-19 nga 3.104 testime në të gjithë vendin.

IKShPK bën me dije se në harkun kohor të 24 orëve të fundit nuk e kanë fituar dot betejën me virusin 3 persona. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (61vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (68 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 66.640 raste nga 289.004 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.575 raste të vdekjes.

Njoftimi i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.104 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 260 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (61vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (68 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 66.640 raste nga 289.004 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.575 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 190 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.359 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.706

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 109 raste, Pejë 27 raste, Gjakovë 17 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Mitrovicë 13 raste, Lipjan 12 raste, Prizren 10 raste, Gjilan 7 raste, Ferizaj 6 raste, Istog 6 raste, Rahovec 5 raste, Suharekë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Klinë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Drenas 3 raste, Obiliq 3 raste, Podujevë 3 raste, Deçan 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë, Malishevë dhe Ranillug.  Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bilanci ne kosove covid=19 ne kosove bilanci ne kosove covid=19 ne kosove

Sondazh

Poll