Bota

Brazil/ Hapet dhoma ku mund të thyesh dhe shkatërrosh çdo gjë për të shfryrë stresin

22 Shkurt 2021, 12:17 Nga DOSJA
Brazil/ Hapet dhoma ku mund të thyesh dhe shkatërrosh çdo

BRAZIL– Brazilianët tani kanë një vend për të shfryrë zemërimin dhe tërbimin e tyre në “Rage Room” të sapohapura. Brenda një depoje në periferi të Sao Paulo, njerëzit janë në gjendje që me çekanë gjigandë të thyejnë televizorë të vjetër, kompjuterë dhe printera, duke shkatërruar makineritë dhe duke copëtuar xhamin në copa të vogla.

Sipas Nation News, 42-vjeçari Vanderlei Rodrigues, i cili hapi biznesin një muaj më parë në Cidade Tiradentes, tha se ai ka pritur një numër të madh të klientëve që dëshirojnë të shfryjnë, veçanërisht gjatë pandemisë.

“Unë mendoj se ishte momenti më i mirë për të qenë në gjendje të vendosja këtë këtu në Cidade Tiradentes, lidhur me gjithçka që njerëzit po kalojnë, shumë ankth, stres.”– tha ai.

Të veshur me kostume mbrojtëse dhe helmeta, pjesëmarrësit shkruajnë çështje që i shqetësojnë në mure, ish-të dashurat, ish-burrat, korrupsioni dhe puna. Këto fjalë bëhen shënjestra e zemërimit të tyre.

Për Luciana Holanda, 35, e cila është një nënë e papunë e dy vajzave, ajo tha se preferon të shfryjë zhgënjimin e saj brenda “Rage Room”.

Me gjithë këtë stres të akumuluar, të jesh nënë, të kesh fëmijë dhe të mos jesh në gjendje të punosh … është shumë mirë të jesh në gjendje të lësh një stres dhe të shfryesh”.- tha ajo.

Përvoja e “Rage Room” kushton 4.64 dollarë.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne brazil koronavirusi ne brazil

Sondazh

Poll