Bota

Prokuroria Speciale do të hetojë disa nga votat e diasporës, të cilat dolën të pavlefshme

22 Shkurt 2021, 13:57 Nga DOSJA
Prokuroria Speciale do të hetojë disa nga votat e diasporës,

KOSOVË– Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka pohuar në mbledhjen e zhvilluar sot se Prokuroria Speciale është duke bërë hetime për disa nga votat e  diasporës.

Ajo u shpreh se nuk mund të dalë në një njoftim rreth kësaj çshtje pasi i takon Prokurorisë dhe sistemit të Drejtësisë të prononcohet.

“Prokuroria Speciale ka bërë një hetim për disa vota nga diaspora, dhe përderisa prokuroria nuk del me një njoftim, as unë nuk mund të bëjë njoftim sepse nuk mund të përzihem në hetimet që janë duke u bërë”,- ka thënë Daka.

Mbledhja e KQZ-së ka përfunduar pak më parë, ku gjatë zhvillimit të saj u shoqërua me debate, pikërisht mbi çështjen e votave të diasporës.

Më 14 shkurt, ditë që përkoi edhe me Shën Valentinin, qytetarët e Kosovës por edhe ata që jetojnë jashtë vendit zgjodhën me votë emrat që do të jenë pjesë e parlamentit të ri. Në zgjedhjet në Kosovë garuan 28 subjekte politike për 120 vende në parlament. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, të drejtë vote kishin 1.794.862 qytetarë. Pjesëmarrja në votime ishte 46.90 %, më shumë se në vitin 2019.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora valdete daka zgjedhjet ne kosove valdete daka zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll