Bota

Bernabiç i përgjigjet Kurtit: Pa marrëveshje me Beogradin, Kosova nuk do të arrijë asgjë

22 Shkurt 2021, 12:34 Nga DOSJA
Bernabiç i përgjigjet Kurtit: Pa marrëveshje me Beogradin,

SERBI- Kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabiç i ka kthyer përgjigjje Albin Kurtit mbi deklaratat e tij për prioritetet e qeverisjes së tij. Në një intervistë për Happy TV, Bernabiç tha se është habitur nga deklaratat e Kurtit, ku ka vendosur dialogun me Kosovën në vend të 6 apo të 7. Ajo u shpreh se Kosova pa dialogun em Serbinë nuk ka asnjë perspektivë evropiane dhe as ekonomike.

Cilësia e jetës së të gjithë qytetarëve në Kosovë varet nga dialogu me Beogradin, dhe kjo është arsyeja pse unë u befasova nga deklarata e udhëheqësit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, se dialogu është vetëm në vendin e gjashtë ose të shtatë të prioriteteve të tij. Nuk ka asnjë perspektivë, as evropiane dhe as ekonomike pa marrëveshje me Beogradin. Për shkak të gjithë kësaj, deklarata e Kurtit nuk është e qartë për mua, por mbase unë jam shumë pragmatike. Prioriteti numër një për të është dialogu me Serbinë,” tha ajo.

Kurti pas fitimit të zgjedhjeve teksa shpalosi programin e tij tha se objektivi i qeverisë së tij për dialogun me Serbinë nuk është prioritet dhe se ka gjëra më të rëndësishme në axhendë para marrëveshjes së Beogradin.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti ana bërnabiç albin kurti ana bërnabiç

Sondazh

Poll