Bota

FOTOT/ Erdogan nuk pyet për rregulla, merr pjesë në varrimin e teologut i cili vdiq nga Covid

22 Shkurt 2021, 11:48 Nga DOSJA
FOTOT/ Erdogan nuk pyet për rregulla, merr pjesë në varrimin e

TURQI– Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan është vënë në qendër të kritikave pasi ka thyer masat anti-Covid gjatë një ceremonie mortore në Stamboll.

Sipas AA, ai së bashku me mijëra pjesmarrës morën pjesë në varrimin e teologut Muhammed Emin Sarac, duke shkelur rregullin e distancimit social edhe pse të gjithë ishin pajisur me maskë.

Muhammed Emin Sarac ndërroi jetë ditën e premte në banesën e tij, pasi prej disa ditësh ishte prekur nga koronavirusi. Teologu i njohur ishte një nga predikuesit e Xhamisë Fatih në Stamboll, atje ku u mbajt dhe funerali i tij.

Sarac ishte një mik i afërt me presidentin Erdogan, me të cilin ishin njohur që në shkollë. Presidenti vlerësoi teologun në fjalën e rastit, duke thënë se ishte shumë mirënjohës për mësimet e tij.

Turqia regjistron 2.6 milionë të infektuar me koronavirus që nga nisja e pandemisë, dhe 27 983 vdekje.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota muhammed emin sarac rexhep taip erdogan muhammed emin sarac rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll