Bota

Vijon mbledhja e KQZ-së, debate midis kryetares Daka dhe përfaqësuesit të VV-së mbi votat e diasporës

22 Shkurt 2021, 13:48 Nga DOSJA
Vijon mbledhja e KQZ-së, debate midis kryetares Daka dhe

KOSOVË– Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve po mban mbledhjen e radhës, ku pati dhe një debat mbi vonesën e numërimit të votave të diasporës.

Përfaqëuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, kërkoi përgjigje për disa pyetje nga Koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj, kur në moment ngriti zërin dhe kryetarja e KQZ-së iu kthye duke i thënë të mos bërtasë.

“Kjo fjali është fjali për mbulimin e mospunës, dhe mos-organizimit të mirë atje, le ti me lanë sekretariatin, po unë bëra pyetje edhe nuk bëra kurfarë presioni. E drejtë e anëtarit të KQZ-së është me qenë tërë kohën në vëzhgimin e procesit të numërimit dhe rinumërimit, leni këto forma të presionit”.

Kryetarja Valdete Daka ka ndërhyrë duke thënë se Kurteshi duhet të ulë tonet dhe të tregohet më i qetë

“A bon Sami mos me bërtit, a bon mos me bërtit”,- tha Daka, sipas Gazetës Express.

“Jo spo bërtas”,- ia ktheu Kurteshi.

“Jo je tu bërtitë, leni të na tregon koordinatori i QNR-së”,- tha Daka.

”Sepse na duhet me pritë të gjitha votat me postë, sepse kemi votues që ka votu edhe me postë edhe në ditën e zgjedhjeve, dhe pastaj do të del rezultati i verifikimit”,- shtoi ai ndër të tjera.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora sami kurteshi valdete daka zgjedhjet ne kosove sami kurteshi valdete daka zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll