Bota

Princi William thotë se Princi Philip është mirë dhe nën vëzhgimin e mjekëve, ai do të qëndrojë edhe këtë javë në

22 Shkurt 2021, 12:31 Nga DOSJA
Princi William thotë se Princi Philip është mirë dhe

BRITANI– Princi William zbuloi këtë mëngjes se gjyshi i tij 99-vjeçar, Princi Philip është mirë dhe nën vëzhgimin e mjekëve. Duka i Edinburgut po kalon sot ditën e tij të shtatë në Spitalin King Edward VII në Londër ndërsa trajtimi i tij vazhdon për një çështje të paspecifikuar.

Sipas DailyMail, William u pyet për gjyshin e tij gjatë një vizite në një qendër vaksinimi në King’s Lynn dhe ai u përgjigj: ‘Po, ai është mirë, ata po e mbajnë nën vëzhgim.’

William gjithashtu foli me stafin dhe vullnetarët e NHS rreth përfshirjes në programin e vaksinimit Covid-19 me Shërbimet e Komunitetit të Cambridgeshire NHS Trust.

Kjo vjen pasi Princi Charles bëri një udhëtim vajtje-ardhje 200 milje për të parë Philip në spital gjatë fundjavës, gjë që ekspertët mbretëror pretenduan se mund të kishin qenë për të qetësuar Dukën për nipin e tij tjetër Princin Harry dhe trazirat e vazhdueshme të shkaktuara nga Megxit.

Burimet më parë thanë se Philip kishte të ngjarë të qëndronte në spital gjatë javës së ardhshme për vëzhgim dhe pushim. Philip, i cili do të mbushë 100 vjeç më 10 qershor, është në spital për një arsye të panjohur edhe pse nuk është i lidhur me koronavirusin.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota duka i edinburgut princ filip duka i edinburgut princ filip

Sondazh

Poll