Bota

Covid në Kosovë, Ministri i Shëndetësisë: Do të ketë kufizime, duhet zbatim rigoroz të masave 

22 Shkurt 2021, 12:05 Nga DOSJA
Covid në Kosovë, Ministri i Shëndetësisë: Do të

KOSOVË- Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj pas mbledhjes me Komitetin e Ekspertëve për të analizuar situatën e Covid-19 në vend. Në një deklaratë për mediat, Zemaj ka thënë se me këtë situatë të vendit tani duhet që të vazhdohen masat rigoroze dhe se dalja e popullit duhet të kufizohet në 3 kategori. Më tej, ai ka thënë se do të ketë masa shtesë të gjithë degët e ekonomisë ku ka grumbullim njerëzish.

“Bazuar në situatën dhe me të njëjtat standarte duhet të vazhdohen masat rigoroze por edhe përkufizimi i lëvizjes duke i klasifikuar sipas tri kategorive. Duhet të vazhdoj zbatimi i vendimeve të Qeverisë me kontroll rigoroz nga inspektorati, dhe të ketë kufizime në të gjitha degët e ekonomisë ku ka grumbullim të njerërzve. Ne do të kërkojmë raporte edhe nga policia. Në mënyrë rigoroze të respektohen masat në institucionet publike dhe private. Të bëhet ajrosja dhe dezinfektimi. Inspektoratet sanitare duhet të zbatojnë ligjin anti-COVID dhe të marrin masa”, ka thënë ai.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Kosovë janë regjistruar persona me Covid, ndërsa të tjerë kanë humbvur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora armend zemaj armend zemaj

Sondazh

Poll