Bota

Gjendet një rast me variantin afrikan në Essex, fillon testimi masiv dhe gjurmimi i kontaktit

21 Shkurt 2021, 15:19 Nga DOSJA
Gjendet një rast me variantin afrikan në Essex, fillon testimi masiv

BRITANI– Zbulimi i një rasti me variantit e Afrikës së Jugut në Essex, çoi në testimin e valës masive, derë më derë.

Sipas DailyMail, gjurmimi i rasteve përfshin testimin e shtuar (përfshirë testimin derë më derë në disa zona) dhe gjurmimin e kontakteve të zgjeruara në vende të veçanta në të gjithë Anglinë. Ai lejon që njerëzit të testohen pa ndonjë simptomë të koronavirusit.

Gjurmimi i rasteve tani është vendosur në kodin postar CM13 në Brentwood pasi u gjet varianti afrikan  i koronavirusit. Ata që jetojnë në këtë zonë këshillohen me forcë nga qeveria që të bëjnë një test kur u ofrohet një i tillë edhe nëse nuk kanë ndonjë simptomë.

Studimet laboratorike kanë treguar se viruset me mutacionin E484K, i cili gjendet në variantin e Afrikës së Jugut, mund t’i shpëtojnë mbrojtjes njerëzore, duke i bërë ata më efikas në shmangien e imunitetit natyror të shkaktuar nga vaksinat.

Njerëzit që jetojnë brenda zonave të synuara të testimit inkurajohen fuqimisht të marrin një test Covid-19 këtë javë, pavarësisht nëse po shfaqin simptoma apo jo, tha një zëdhënëse e departamentit. Ata me simptoma duhet të rezervojnë një test në mënyrën e zakonshme, dhe ata pa simptoma duhet të vizitojnë faqen e internetit të autoritetit lokal për më shumë informacione.

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock kohët e fundit zbuloi se numri i rasteve të varianteve të Afrikës së Jugut dhe Brazilit të Covid po bie në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të masave më të rrepta kufitare dhe testimit të valëve.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe varianti afrikan koronavirusi në britaninë e madhe varianti afrikan

Sondazh

Poll