Bota

Donald Trump do të mbajë fjalimin e tij të parë si ish-president javën e ardhshme, vëmendja tek politikat e Joe Biden

21 Shkurt 2021, 15:05 Nga DOSJA
Donald Trump do të mbajë fjalimin e tij të parë si

SHBA-Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump do të mbajë fjalimin e tij të parë, pasi largimit nga detyra. Sipas CNN, fjalimi i ish-presidentit është planifikuar të dielën, më 28 Shkurt, si pjesë e Konferencës Konservatore të Veprimit Politik (CPAC) që do të mbahet nga datat 25 në 28 Shkurt.

Lajmi është bërë i ditur nga bashkëpunëtorët e tij, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije. Po ashtu mësohet se Donald Trump do të flasë për të ardhmen e Partisë Republikane, lëvizjen konservatore, për emigracionin dhe politikat e pasardhësit të tij Joe Biden.

Sidoqoftë, prania ose mungesa e ish-nënkryetarit të administratës Trump, Mike Pence, mbetet e dyshimtë. Një burim i tha CNN se organizatorët shpresojnë të ndryshojnë mendimin e Pence për pjesëmarrjen, ndërsa një burim tjetër tha se Pence ka në plan të qëndrojë larg vëmendjes për gjashtë muajt e ardhshëm. Sipas Politico, Pence e ka refuzuar ftesën.

Pas katër ditësh numërime, Joe Biden më 8 nëntor është zgjedhur fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Amerikë. Kandidati demokrat fitoi falë 20 votave elektorale të Pensilvanisë, shtet ku edhe lindi dhe më pas e bëri presidentin e 46-ë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga ana tjetër Donald Trump nuk e ka pranuar humbjen për një kohë të gjatë dhe ka zhvilluar dhe beteja ligjore. Trump po ashtu u fajësua për nxitjen e një proteste të dhunshme ku u vranë dhe 5 persona. Në fund ai e pranoj humbjen.

Joseph Biden Jr është betuar si presidenti i ri i SHBA-së më 20 janar, në ndërtesën e Kapitolit, me dorën mbi biblën e familjes së tij që nga viti 1893, duke u bërë kështu zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, zëvendësja e tij, Kamala Harris. E gjithë ceremonia e inagurimit është zhvilluar e qetë, por me masa të rrepta sigurie.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump fjalimi i donald trump shba donald trump fjalimi i donald trump shba

Sondazh

Poll