Arrestohet ish-drejtori i Teatrit në Greqi, Dimitris Lignadis akuzohet për ngacmim dhe abuzim seksual
21 Shkurt 2021, 14:47Nga DOSJA
GREQI– Dy dëshmi të reja, një proces i ri gjyqësor dhe dekonspirimi mizor i Dimitris Lignadis nga Ministrja e Kulturës Lina Mendonis, të Premten e kaluar, në kombinim me dëshminë e presidentit të Shoqatës Greke të Aktorëve (SEI), Spyros Bibilas për akuzat në lidhje me ish-drejtorin e Teatrit Kombëtar solli arrestimin e Lignadis.
Sipas Ekathimerini, akuza e prokurorëve që e ndoqën penalisht, përqendrohet në dy akte të përdhunimit të të miturve që ishin kryer në 2010 dhe 2015. Ish-drejtori artistik i Teatrit Kombëtar u prangos herët në mëngjesin e së Dielës nga i cili ai mori një afat deri të mërkurën për të përgatitur mbrojtjen e tij. Deri në gjyqin ndaj tij, Lignadis do të mbetet në paraburgim dhe më pas një hetues dhe një prokuror do të vendosin nëse do ta mbajnë ose jo më gjatë.
Të dy djemtë, pak më shumë se 20 vjeç sot, do të dëshmojnë në fillim të kësaj jave, në kontekstin e proçesit gjyqësor të parë kundër Dimitris Lignadis, e cila u ngrit në 5 shkurt nga një 40-vjeçar grek rezident jashtë vendit. Megjithëse aktet për të cilat aktori akuzohet janë parashkruar në lidhje me Vassilis, siç u bë i njohur akuzuesi, më vonë dolën dëshmi dhe nga dy djemtë, të cilët besohet se janë përdhunuar kur ishin përkatësisht 16 dhe 17 vjeç.
Artisti përmes avokatit të tij, ka deklaruar se ai e mohon akuzën, dhe do të marrë një kopje të dosjes së çështjes kundër tij në mënyrë që të organizojë mbrojtjen e tij kundër provave të përfshira në aktakuzë.
(d.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË-Drejtori i zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç, ka reaguar ndaj një postimi të kryetares së Lëvizjes Evropiane të Kosovës, Rada Trajko...
PRISHTINË– Një foto e Albin Kurtit është bërë virale në rrjetet sociale, ku duken një grup nxënësish të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Kosovë.Në...
SHBA– Administratori në detyrë i NASA’s, Steve Jurczyk e bëri të qartë se objektivi i dërgimit të njerëzve në Hënë deri në 2024-ën, nuk duket më një objek...
MOSKË– Një gjykatë apeli në Moskë ka hedhur poshtë një apel për dënimin e liderit të opozitës Alexey Navalny, duke lënë në fuqi vendimin që ai të kalojë më...
TANZANI-Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka kërkuar Tanzanisë të raportoj të dhënat e rasteve të infektimeve me koronavirusit. Sipas BBC, thirrja e OBSH-së ...
SHBA– Studimi i ri i botuar të Premten në revistën JAMA Network Open zbulon se 30% e njerëzve me Covid-19 vazhdojnë të kenë simptoma deri në nëntë muaj pa...