Bota

Arrestimi i kreut të opozitës ruse Navaly/ Gjykata në Moskë lë në fuqi dënimin për 3 vjet burg

21 Shkurt 2021, 14:23 Nga DOSJA
Arrestimi i kreut të opozitës ruse Navaly/ Gjykata në Moskë

MOSKË– Një gjykatë apeli në Moskë ka hedhur poshtë një apel për dënimin e liderit të opozitës Alexey Navalny, duke lënë në fuqi vendimin që ai të kalojë më shumë se dy vjet e gjysmë në burg, pavarësisht protestave dhe një përçarje të re në marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin mbi këtë çështje.

Në një seancë apelimi ditën e djeshme, gjyqtari hoqi gjashtë javë nga burgimi i Navalny, por mbështeti një vendim të mëparshëm për dënim me kusht që ai mori në 2014. Navalny gjithmonë ka argumentuar se dënimi ishte i motivuar politikisht për ta parandaluar atë të kandidonte për zyrën e zgjedhur.

“Ata e kanë ulur dënimin me 1.5 muaj. Kjo është e mire!”-ka thënë Navalny me një buzëqeshje kur dëgjoi vendimin të ditën e djeshme.

Navalny vuri në dukje se akuzat e shkeljes me kusht ndodhën pasi ai u evakuua në Gjermani pas një helmimi gati vdekjeprurës nga një agjent nervor i shkallës ushtarake.

“Unë nuk dua të tregoj, por e gjithë bota e dinte se ku isha,” i tha Navalny gjykatësit.

Alexei Navalny, 44 vjeç, lideri i opozitës ruse u arrestua nga policia disa ditë më parë,  menjëherë pas fluturimit të tij nga Gjermania, në Moskë. Ai po kthehej në vend pesë muaj pasi pothuajse u vra në një sulm me agjent nervor, për të cilin ai fajësoi autoritetet ruse. Qeveria e Presidentit Vladimir Putin mohon helmimin e Navalny. Pohimet e politikanit të opozitës janë mbështetur megjithatë nga raportet e gazetarëve hulumtues.

Më herët Autoriteti rus i Burgjeve (FSIN) ka kërkuar që kreu i opozitës ruse Alexei Navalny, të zëvendësojë dënimin me kusht në çështjen Yves Rocher me një burgim efektiv. Ndaj tij është marrë vendim që të dënohet me 3 vjet burg. Vendimi ka sjell shumë reagime, ku mijëra persona kanë dalë në rrugë për të protestuar për lirimin e tij.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alexey navalny arrestimi i navalnyt alexey navalny arrestimi i navalnyt

Sondazh

Poll