Vaksinimi në Britaninë e Madhe/ Nuk ‘kapen’ dot më! Shifrat zyrtare: Një nga tre të rritur janë vaksinuar me a
21 Shkurt 2021, 14:53Nga DOSJA
BRITANIA E MADHE-Një në tre të rritur në Mbretërinë e Bashkuar ka bërë vaksinën. Sipas BBC, Sekretari i shëndetit Matt Hancock, ka deklaruar se një në tre të rritur në Britaninë e Madhe ka bërë vaksinën, ku dhe ka shkuar se dozat kanë qenë efektive ndaj variantit ekzistues dhe mutacionit.
Gjithashtu, ai ka sjell në vëmendje, se masat që janë marrë kanë bërë që të ulet numri i infektimeve.
“Që nga ky mëngjes, një në tre të rritur nga të gjithë të rriturit në të gjithë vendin janë vaksinuar është një lajm i mrekullueshëm. Ne kemi besim se vaksina funksionon në mënyrë efektive si ndaj llojit të vjetër që ka qenë këtu për disa kohë ashtu edhe ndaj të ashtuquajturës variant Kent, i cili tani është burimi kryesor i infeksionit në këtë vend. Ne ende nuk kemi besimin se vaksina është aq efektive ndaj variantit të Afrikës së Jugut dhe variantit të parë për herë të parë në Brazil, por mendojmë se masat që kemi marrë si gjurmimi i përmirësuar i kontaktit ashtu edhe masat në kufi po zvogëlojnë ato variante të reja këtu,”-ka thënë ai.
Po ashtu, ka shtuar se në të dhënat e fundit është zbuluar se deri më tani në vend janë gjetur rreth 300 raste të infektimit me mutacionin e Afrikës së Jugut.
Që prej fillimit të pandemisë në Britaninë e Madhe janë shënuar 4,105,675 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 120,365 pacientë.
GREQI– Dy dëshmi të reja, një proces i ri gjyqësor dhe dekonspirimi mizor i Dimitris Lignadis nga Ministrja e Kulturës Lina Mendonis, të Premten e kaluar, në ko...
KOSOVË-Drejtori i zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç, ka reaguar ndaj një postimi të kryetares së Lëvizjes Evropiane të Kosovës, Rada Trajko...
PRISHTINË– Një foto e Albin Kurtit është bërë virale në rrjetet sociale, ku duken një grup nxënësish të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Kosovë.Në...
SHBA– Administratori në detyrë i NASA’s, Steve Jurczyk e bëri të qartë se objektivi i dërgimit të njerëzve në Hënë deri në 2024-ën, nuk duket më një objek...
MOSKË– Një gjykatë apeli në Moskë ka hedhur poshtë një apel për dënimin e liderit të opozitës Alexey Navalny, duke lënë në fuqi vendimin që ai të kalojë më...
TANZANI-Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka kërkuar Tanzanisë të raportoj të dhënat e rasteve të infektimeve me koronavirusit. Sipas BBC, thirrja e OBSH-së ...
SHBA– Studimi i ri i botuar të Premten në revistën JAMA Network Open zbulon se 30% e njerëzve me Covid-19 vazhdojnë të kenë simptoma deri në nëntë muaj pa...