Bota

Drejtori i zyrës për Kosovën në Serbi Petkoviç i drejtohet kryetares së LEK-së: Më vjen keq, se bëni dot Shqipërinë e

21 Shkurt 2021, 14:40 Nga DOSJA
Drejtori i zyrës për Kosovën në Serbi Petkoviç i

KOSOVË-Drejtori i zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç, ka reaguar ndaj një postimi të kryetares së Lëvizjes Evropiane të Kosovës, Rada Trajkoviç, duke u shprehur se mbështetja e serbëve në vend për të është një gabim statisikor.

Me anë të një postimi në Twitter, duke iu drejtuar Trajkoviçit ai ka thënë se nuk do të jenë në gjendje të bëjnë një Shqipëri të madhe me në krye Kurtin.

“Krahasuar me zgjedhjet e 2019, mbështetja e saj është edhe më e ulët në vitin 2021, ndërsa Lista Serbe mori 96,14% të votave serbe. Më vjen keq, Rado, ju nuk do të jeni në gjendje ta bëni një Shqipëri të madhe me Kurtin. Populli dhe historia fituan,”-ka shkruar ai. 

Më herët Rada Trajkoviç, më anë të një postimi në Twitter, duke iu referuar një deklarate të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e ka krahasuar me diktaktorin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

“Është e njëjta gjë në Korenë e Veriut. Dhe ju mund t’i ktheni ato në instrumente të mbijetesës suaj politike në mënyrë që të mund të ndryshoni votat e tyre në Kosovë si fotografi me listat e pakicave të tjera nën kontrollin tuaj,”-ka shkruar ajo. 

Postimi i plotë: 

.@trajkovic_rada са Савског венца је по подршци Срба на #KиМ статистичка грешка. У односу на изборе 2019, њена подршка jе 2021. још мања, док је @srpskalista добила 96.14% ?? гласова. Жао ми је Радо, нећете моћи са Kуртијем да правите Велику Албанију. Неће Вас народ, ни историја. https://t.co/0452x1TZIU

— Петар Петковић (@PetkovicPetar) February 21, 2021

Lajmi kryesor:Kosova pas zgjedhjeve, brenda PDK-së kërkohet përgjegjësi për humbjen e thellë

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora petar petkoviç rada trajkoviç zgjedhjet ne kosove petar petkoviç rada trajkoviç zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll